Ahmeti inspekton projektet në Kraishtë, Ribar, Shalë e Baicë

Lipjan | 04 Tet 2016 | 16:00 | Nga

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka përcjellë disa nga punimet të cilat po zhvillohen në teren, ai nga afër ka parë implementimin e projektit në rregullimin e varrezave të martirëve në fshatin Ribar i Madh dhe Kraishtë.

Në vazhdimësinë e këtyre vizitave Kryetari Ahmeti ka vizituar edhe punimet në ndërtimin e rrugës Shalë – Baicë e cila rrugë pas asfaltimit do të lidhë këto dy vendbanime. Me këtë rast, Kryetari Ahmeti, ka thënë se për banorët shalian dhe banorët e fshatit Baicë po krijohet një lidhje e re infrastrukturore, duke e bërë të ditur se për këto vendbanimeve do të ketë edhe projekte të tjera në vazhdim me të cilat do tu krijohen lehtësira për një jetë edhe më të mirë.

Ndërsa, për banorët e këtyre dy lokaliteteve ky projekt është jetik, andaj falënderojnë kryetarin Ahmeti, për angazhimin në investimet që po bëhen në të mirë tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme