Kryetari Aliu mbështetës i personave me nevoja të veçanta, pritet intensifikim i bashkëpunimit me organizatat komunitare

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm një delegacion i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, i prirë nga Bujar Kadriu u pritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu i cili shoqërohej edhe nga drejtorët komunal, ai i arsimit Afrim Llabjani dhe i shëndetësisë, Bekim Ademi. Temë e diskutimit në këtë takim ishte mbështetja komunale për personat me nevoja të veçanta si dhe qëndrueshmëria e mekanizmave zbatuese të skemave në dobi të avancimit të pozitës shoqërore të këtij komuniteti të gjerë, mes nesh.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mysafirët se Ferizaj është Komunë prijetare sa i përket mbështetjes institucionale ndaj personave me nevoja të veçanta, ku përmendi kryesisht subvencionimin e programeve nga organizatat e shoqërisë civile të kësaj fushe, investimet në infrastrukturën rrugore për lehtësimin e qasjes fizike si dhe një varg masash për zhvillimin e programeve në këtë drejtim.

Mysafirët falënderuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu për mirëpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të programeve të kësaj natyre për të cilën morën edhe konfirmimin për bashkëpunimin e mëtejmë.

Të ngjashme