Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, pas marrjes se lajmit për vdekjen e parakohshme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj dhe ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Rexhaj – Galani, ka ngushëlluar përmes një telegrami, familjen, miqtë dhe gjithë të njohurit e të ndjerit.
Aliu tha se Bedri Rexhaj do të mbahet mend si një punonjës në shërbim të shtetit dhe luftëtar pë lirinë e Kosovës
“Sot na dha lamtumirën e fundit, oficeri i Policisë së Kosovës dhe luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Rexhaj. Ai do të mbahet në mend si një punonjës në shërbim të sigurisë e shtetit dhe luftëtar për lirinë e Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë të njohurve të të ndjerit” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu në telegramin e ngushëllimit.