Kryetari i FC Prishtinës: Vokrri ndërroi mendje, FFK’ja me kritere të dyfishta për lojën me Dritën

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 16:07 | Nga

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se edhe në gjendjen si është sot, më para i plotëson kriteret për të luajtur ndeshje stadiumi i kryeqytetit, sesa disa stadiume të tjera të Superligës.

Kjo sipas Ejupit është elementi kryesor pse duhet lejuar që ndeshja e fundit dhe vendimtare e sezonit kundër Dritës së Gjilanit të luhet në stadiumin e kryeqytetit.

Të hënën Ejupi u takua me Ministrin e Sportit, Kujtim Shala, dhe me një përfaqësues të FFK’së, ku kjo e fundit është  shprehur kund q ë  loja t ë  luhet n ë  Prishtinë, shkruan gazetametro.net

“Përfaqësuesi i federatës vazhdimisht ishte kundër duke e potencuar vazhdimit se kush e merr përgjegjësinë, se stadiumi nuk është i licencuar, e se nuk i plotëson kushtet pa e marrë licencën nga FFK. Kurse ne e dimë sa shumë stadiume janë të licencuara me kushte minimale apo s’kanë fare kushte edhe ky del të jetë që është problemi”, tha Ejupi.

Por, në një prononcim për faqen e klubit Ejupi ka treguar se ishte takuar edhe një ditë më parë me Vokrrin dhe ky në njëfarë mënyrë ishte dakord që ndeshja të zhvillohej në stadiumin, renovimi i të cilit nuk ka përfunduar.

“Mua më ka befasuar dhe më ka habitur, sepse dje e takova kryetarin e federatës dhe dukej dhe u bind të ishte dakord, kurse brenda natës nga mbrëmë e deri sot ka ndryshuar qëndrimi. Presioni ka ardhur nga federata që mos të luhet ndeshja në stadiumin e qytetit dhe të luhet diku tjetër, ku do tjetër vetëm këtu jo”, tha ka thënë Ejupi, që megjithatë u shpreh optimist se do të lejohet zhvillimi i takimit në Prishtinë.

Gazeta Metro mëson se kërkesa e FC Prishtinës ishte që të përdoren tri tribuna të cilat tashmë janë përfunduar, me përjashtim të tribunës kryesore, e cila me atë rast do të mbyllej.

Të hënën pasdite pritet të bëhet e ditur nëse ndeshja Prishtina – Drita do të luhet në kryeqytet apo jo.

Takimi zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 16:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme