Pas arrestimeve të djeshme nga EULEX- i, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini.
Mënyrën e arrestimeve të djeshme, Shahini e ka cilësuar si marketing të dëmshëm për Kosovën dhe investitorët e huaj.
Sipas tij, ngjarjet e tilla dëmtojnë imazhin e vendit dhe i shkon përshtati të gjithë kundërshtarëve ekonomik dhe politik të Kosovës.
Postimi i plotë:
“Gjykata Speciale frikëson investimet e huaja në Kosovë, AKB ngrit shqetësimin e lartë kundër arrestimeve spektakulare të ish ushtarëve të UCK të cilët dyshohen se kanë publikuar dokumente sensitive që pengojnë hetimet ndaj të dyshuarve.
Të gjitha këto arrestime kanë mundësi të bëhen pa spektakël publik dhe medial sepse kjo është një marketing i dëmshëm për Kosovën dhe i frikshëm për investitorët e huaj apo vendor.
Ngjarjet e tilla që i kushtojnë vëmendje të madhe mediale dëmtojnë imazhin e vendit që i shkon përshtati të gjithë kundërshtarëve ekonomik dhe politik të Kosovës e që në masë të madhe zbeh edhe iniciativat e BE-së dhe SHBA-së për përfundim të Dialogut dhe konflikteve shekullore në mes Kosovës dhe Serbisë për ti dhënë mundësi Paqes ndëretnike dhe zhvillimit të ekonomisë në mes këtyre dy shteteve.