Pas vdekjes tragjike të çiftit nga Juniku, Mic e Fatlinda Tofaj, ka reaguar edhe Bashkim Ramosaj, kryetari i Deçanit.
Ai ka shprehur ngushellime familjes dhe qytetarëve për humbjen e dy jetëve.
Postimi i plotë:
Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Maloku Tofaj, të cilët humbën jetën si pasojë e plasjes së bombolës së gazit, në bjeshkët e Junikut.
Në këto momente të rënda për familjen Tofaj dhe familjen Maloku, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet.
Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!