Kryetari i Dragashit i drejtohet qytetarëve: Mobilizohuni dhe keni kujdes të shtuar

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka apeluar të gjithë qytetarët që të mobilizohen dhe të kenë kujdes të shtuar, me rastin e vërshimeve dhe përmbytjeve.

Duke shpërndarë fotografi nga terreni, Xheladini tha se prurjet në lumenj dhe përroska kanë shënuar rritje të madhe dhe kanë tejkaluar kapacitetet e shtretërve të tyre.

“Ekipet emergjente të Komunës janë në terren, në veprim dhe në vëzhgim të vazhdueshëm të situatës. Gjithashtu, disa kompani private janë vënë në gjendje gatishmërie, megjithatë kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar të gjitha nevojat.

Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mobilizohen, sipas mundësive që kanë, me pajisje dhe mjete të nevojshme, për të ndihmuar në sanimin e gjendjes së rrezikut dhe për të minimizuar dëmet” deklaroi Xheladini.

Postimi i plotë i tij:

APEL PËR MOBILIZIM DHE KUJDES TË SHTUAR

Të nderuar qytetarë të Komunës së Dragashit,

Si pasojë e reshjeve të pandërprera dhe të dendura të 24 orëve të fundit, prurjet në lumenj dhe përrocka kanë shënuar rritje të madhe dhe kanë tejkaluar kapacitetet e shtretërve të tyre. Situata paraqitet emergjente në shumë fshatra të Komunës së Dragashit, duke rrezikuar pronën dhe sigurinë e qytetarëve.

Ekipet emergjente të Komunës janë në terren, në veprim dhe në vëzhgim të vazhdueshëm të situatës. Gjithashtu, disa kompani private janë vënë në gjendje gatishmërie, megjithatë kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar të gjitha nevojat.

Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mobilizohen, sipas mundësive që kanë, me pajisje dhe mjete të nevojshme, për të ndihmuar në sanimin e gjendjes së rrezikut dhe për të minimizuar dëmet.

Apeloj për kujdes të shtuar, bashkëpunim dhe solidaritet qytetar. Vetëm me angazhim të përbashkët mund ta përballojmë këtë situatë dhe të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve tonë.

Ne do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.

Të ngjashme