Klubi i Flamurtarit është “kapluar” nga koronavirus ditët e fundit. Në klubin kryeqytetas tashmë janë dy persona të infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për një futbollist, të cilit emri nuk i është publikuar për shkak të privatësisë.
Megjithatë, kryetari i klubit, Imer Ademi ka deklaruar se është infektuar me koronavirus së bashku me sulmuesin Gentrit Begollin.
Ademi në një prononcim për “Zëri” ka pranuar se është infektuar me koronavirus.
“Gentrit Begolli ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Që katër ditë nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje. Ka pasur simptoma, dhimbje koke, është larguar nga stërvitjet, është testuar dhe ka dalur pozitiv”.
Megjithatë, Ademi ka bërë me dije edhe vetë ai është i infektuar me COVID-19, derisa ka thënë se testi nuk i është bërë bashkëshortes së tij, pasi nuk ka pasur simptoma, pavarësisht kontaktit.
“Po ndodhin edhe në familje kur dikush po rezulton pozitiv me COVID-19, por që pjestarët tjerë të familjes nuk po i testojnë pa pasur simptoma. Unë për vete jam pozitiv, që dy javë jam në izolim. Dhe bashkëshortes nuk ia kanë bërë testin. Duhet me pasë shenja apo simptoma për të bërë teste, nuk po bëjnë më për kontakt”, deklaroi Ademi.