Artisti shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik ‘Gjon’s Tears’ është përzgjedhur të përfaqësojë shtetin e Zvicrën në festivalin e këngës në Evropë, Eurovision 2020. Ai ka kënduar mbrëmë në Rotterdam këngën “Repondez-moi”.
Kënga e Gjon është përzgjedhur si e duhura për ta përfaqësuar Zvicrën nga një juri prej 100 personash, nga 515 këngët e dërguara dhe mbrëmë ai arriti të kualifikohet për në finale.
I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.
Ndërsa ai ka lidhje familjare edhe me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku ky i fundit mbrëmë përmes një postimi në llogarinë personale në ‘Facebook’ tregoi se Gjoni është djali i axhës së tij.Reklamë
Gjoni gjatë një interviste për ‘Top Awards’, ai ka shpjeguar se nga është frymëzuar për emrin e tij artistik, ‘Gjon’s Tears’, përcjell Express.
“Më ka lindur ideja nga gjyshi im, kur ka ardhur nga Kanadaja në Zvicër për të më dëgjuar duke kënduar. Një ditë, po i bija një pianoje elektrike duke luajtur këngën ‘Can’t help falling in love’ të Elvis Presley-t dhe teksa performoja për herë të parë për të, pashë lot në sytë e tij. U ndieva si një superhero. Mu duk shumë e fortë ajo çfarë ndodhi dhe kështu vendosa të mbaj këtë emër pasi është një episod i jetës sime që më ka prekur shumë”, është shprehur këngëtari.