Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se pas numërimit të votave në katër komunat veriore, rezultatet preliminare do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së rreth orës 20:00, raporton Ekonomia Online.
Ai në një konferencë për medie, tha se procesi zgjedhor në katër komunat në veri ka kaluar pa incidente dhe se dalja ka qenë e ulët.
“Procesi zgjedhor është zhvilluar pa problem. Komisionerët janë duke bërë numërimin e fletëvotimeve”.
“Dua të ju njoftoj se pas numërimit në katër komuna rezultatet preliminare do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së përafërsisht diku rreth orës 20:00”, ka thënë ai.
Siç ka njoftuar KQZ deri në ora 19:00 në Mitrovicën e Veriut ka pasur 837 vota, në Leposaviq 141 votues, në Zubin Potok 385, ndërkaq në Zveçan gjithsej 204 votues.