Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Dr. Xhavit Ahmetin, në 22 vjetorin e vdekjes së tij.
Xhavit Ahmeti ishte intelektual, personalitet me virtyte të larta politike dhe kulturore dhe politikan i mençur i cili në kohë të vështira të Kosovës dha kontribut të madh për arsimin shqip, shkencën dhe politikën.
Vdekja e Xhavit Ahmetit, veprimtarit të dalluar që e donte shumë Kosovën, ka lënë zbrazëti në proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës.
Ai punoi shumë dhe dha gjithçka për Kosovën pa u dorëzuar në asnjë moment.
Xhavit Ahmeti humbi jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996.