Në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend.
Kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin e ShBA-së për gjithë mbështetjen që ShBA i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit.
Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë. Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së.
Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët e LDK-së, z. Agim Veliu dhe z. Lutfi Haziri, shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.