Ragip Begaj po vazhdon të luftojë me Coronavirusin prejse u infektua në fillim të muajit nëntor.
Javën e kaluar Begaj është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, pasi gjendja e tij ishte rënduar.
Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë për “Zërin” se gjendja e kryetarit është akoma e rëndë.
“Kryetari po vazhdon me u trajtu në Klinikën Infektive, megjithëse gjendja ende është e rënduar, ka një stabilitet dhe ne po lutemi për shëndetin e tij”, ka thënë Berisha.