Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës u zgjodh president i Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Rajonit, kurse zëvendëspresident u emërua Nikica Grzic, kryetari i Dhomës së Avokatëve të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kryetari Havolli, ka falënderuar kryetarët e odave të avokatëve të Rrjetit Ballkanik për besimin e dhënë dhe njëherit theksoi se do të jetë në mbështetje të bashkëpunimit dhe funksionimit sa më të mirë të odave të avokatëve të rajonit.
Program i Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Rajonit filloi në vitin 2013, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë (BiH), Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, duke ndërtuar mekanizma për bashkëpunim dhe shkëmbimin e praktikave, mjeteve dhe njohurive më të mira midis odave te avokatëve të rajonit dhe organizatave të shoqërisë civile të sektorit të drejtësisë (OSHC).
Rrjeti përkrahet nga Oda Ndërkombëtare e Avokatëve Amerikanë.
ABA ROLI vazhdon të sigurojë asistencë teknike dhe mbështetje për ta bërë Rrjetin një burim të qëndrueshëm për avokatët dhe OSHC-të në rajonin e Ballkanit.