Ministri Tahiri priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 16:31 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli.

Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri u njoh për së afërmi me kërkesat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Tahiri tha se do të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve, bazuar edhe në bashkëpunimin e mëparshëm.

Kryetari i Odës së Avokatëve, Havolli, ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë me qëllim të plotësimit të infrastrukturës së drejtësisë.

Të dyja palët u pajtuan që të kenë një bashkëkoordinim në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe njëherësh pavarësimin e këtij institucioni.

Të ngjashme