Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka kërkuar që të respektohen masat mbrojtëse kundër Coronavirusit.
Ai ka thënë se mosrespektimi i këtyre masave rrezikon hapjen e ekonomisë në Kosovë dhe progresin në fushën e shëndetit publik.
“Të rritet kujdesi dhe të respektohen masat mbrojtëse dhe parandaluese. Këto janë ditë vendimtare dhe testi kryesor për kalimin në fazat tjera të hapjes të ekonomisë. Respektimi i masave mbrojtëse, veçanërisht distanca sociale, mbajtja e maskave dhe dorezave, është e domosdoshme dhe jetike. Këto ditë kemi një eufori dhe tendencë që të anashkalohet respektimi i masave dhe orari i lëvizjes. Kjo rrezikon tërë progresin dhe mundësitë e hapjes te ekonomisë, ashtu siç është paraparë në planin e publikuar. Na duhet pak më shumë kujdes, që të mos rrezikojmë progresin në pjesën e shëndetit publik, e veçanërisht komplet sektorin privat”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e vet në “Facebook”.