Kryetari i Prishtinës kërkon urgjentisht alokimin e buxhetit për vitin 2025

Prishtinë | 28 Pri 2025 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një letër urgjente Ministrit të Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit duke kërkuar alokimin e menjëhershëm të buxhetit për Kryeqytetin për vitin 2025, shkruan Ekonomia Online.

Në letër, Rama shpreh shqetësimin e thellë për mosveprimin institucional, duke theksuar se vonesat në konstituimin e institucioneve qendrore po e rrezikojnë rëndë funksionimin e Kryeqytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ai ka bërë thirrje për zbatim të propozimit të dorëzuar më 4 prill ose ofrimin e një zgjidhjeje të re, për të shmangur një krizë të thellë financiare dhe sociale.

Të ngjashme