Kryetari i Prishtinës Rama priti Vasfije Krasniqin: Drejtësia dhe njohja e krimeve, detyrë e përhershme

Prishtinë | 18 Pri 2025 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Vasfije Krasniqi.

Ai tha se prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë. “ Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin , një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi.

Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë. Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë.

Drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit”, shkroi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Rama.

Të ngjashme