Kryetari i sapo zgjedhur i Prizrenit, Shaqir Totaj ka filluar punën dhe takimet me personalitete të ndryshme ,si sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë.
Totaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka pritu në takim Ambasadorin e Hungarisë, në Kosovë, Shkëlqësinë e tij József Bencze, i shoqëruar nga Konsullja Zj. Márta Horváth dhe Konsulli i Nderit Z.Irfan Daullxhiu.
“Në këtë takim të parë me përfaqësuesit diplomatik të shtetit mik, Hungarisë biseduam për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit mes Prizrenit dhe qyteteve të Hungarisë, në të gjithë fushat si ato ekonomike, politike, kulturore dhe arsimore. Njëkohësisht pranova nga Shkëlqësia e tij Bencze urimet për detyrën e re si Kryetar i Prizrenit”, ka shkruar Totaj.