Kryetari i Rinis Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot ka propozuar krijimin e një fondi të veçantë për të gjitha mjeteve të nevojshme shkollore për nxënësit në nevojë në Komunën e Mitrovicës, shkruan EkonomiaOnline.
Bislimi në shkrimin e tij ka thënë se propozimi i tij është votuar ndërsa ka shkruar se pritet implementimi e komunës.
Shkrimi i tij i plotë:
Jam i lumtur që përmes aktivizmit politik dhe përfaqësimit qytetar të arrijmë të bëjmë punë të mira për qytetin dhe shtetin tonë.
Sot në emër të PDK-së propozova krijimin e një fondi të veçantë për asistencë në blerjen e të gjitha mjeteve të nevojshme shkollore për nxënësit në nevojë në Komunën e Mitrovicës.
Propozimi u votua si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës. Presim implementim të shpejtë të këtij rekomandimi, me qëllim të lehtësimit të shkollimit për nxënësit tanë.
DIJA ËSHTË E SHENJTË DHE SHTYLLË E KOMBIT!