Kryetari i Shoqatës së Pacientëve për rastin e logopedit: Ku është dinjiteti i mantelbardhëve

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me logobedin nga Gjilani, i cili dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një 5-vjeçare.

Kodra përmes këtij postimi, ka pyetur se “Ku është dinjiteti i mantelbardhëve?”, përcjell Klankosova.tv.

Ai ka thënë se mjekët të cilët e duan profesionin, duhet të distancohen nga këto veprime.

“Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin. Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor). Këtu do të fillonte ndryshimi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme