Kryetari i ShQK-së përgënjeshtron deklaratat kundër AUV-së

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 15:15 | Nga

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës (ShQK), Gani Durmishi ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në disa medie më 10 prill 2018, të titulluar “Qumështarët bëjnë përgjegjës AUV-në për rrezikim të konsumatorëve”. Sipas ShQK-së, ky shkrim është i pavërtetë dhe thirret në emër të Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës.

“Shkrimi i publikuar në disa media paraqet vetëm opinionin e disa individëve të caktuar të  cilët  nuk kanë legjitimitet të thirren  në emër të Shoqatës dhe për qëllime të caktuara individuale tentojnë ta dezinformojnë opinionin e gjerë”.

“SHQK-ja ka organet e veta legjitime (Kryetarin dhe bordin ekzekutiv) të zgjedhur  me shumicën dërrmuese të  anëtareve të Shoqatës . Të gjitha  kërkesat shqetësimet dhe sfidat të  cilat  anëtarët e Shoqatës tonë hasin  gjatë aktivitetit të  tyre  ne i kemi adresuar  dhe i adresojmë tek instuticionet  relevante  nga të cilat kërkojmë zgjidhje”, thuhet në reagimin e ShQK-së.

 

Para dy ditësh, disa persona nga kjo shoqatë kanë akuzuar Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës për papërgjegjësi dhe rrezikim të konsumatorëve.

“AUV po tregohet jotransparent, njëjtë siç është edhe rasti i mishit të prishur. Duke parë mungesën e vullnetit të AUV-së, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme në këtë drejtim, në mënyrë që të dilet nga kjo gjendje tepër e rëndë në sektorin e qumështit”, thuhej në deklaratën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme