Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj inspekton punimet në Shtëpinë e Kulturës

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi”.

Tani punimet janë duke u zhvilluar me intenzitet më të lartë dhe duke i respektuar kushtet e parapara.

Sot ecurinë e punimeve e ka inspektuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj së bashku me mbikqyrësit e projektit.

Kryetari Muharremaj ka kërkuar nga punëkryesi që punët të kryhen me afat dhe me cilësi.

Punëkryesit janë zotuar se çdo gjë do të shkoj sipas marrëveshjes ligjore.

Gjatë vizitës, kryetari Muharremaj është shprehur: “Jam interesuar që ti vizitoj punimet dhe me dëshirë simbolikisht u ndihmova punëtorëve, për disa momente që ky projekt të vazhdoj dhe të ec sipas planit”.

“Realizimi i këtij projekti do të thotë shumë për komunitetin artistik, dhe angazhimi im do të mbetet gjithmonë deri në realizimin final”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme