Kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi bëri homazhe te varri i intelektualit Latif Berisha, me rastin e 26-vjetorit të vrasjes nga forcat serbe, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm ishin edhe familjarë të Latif Berishës, të cilët falënderuan kryetarin Idrizi për organizimin e kësaj ngjarjeje. Ndërsa, nga ora 13:00, do të mbahet edhe Akademi Përkujtimore për intelektualin Latif Berisha.