Kryetari i Vushtrrisë: Ndjej keqardhje për minatorët dhe gjendjen e Trepçës

Prishtinë | 09 Gus 2024 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, duke e marrë parasysh numrin e madh të qytetarëve nga Vushtrria që punojnë në Trepçë, ka thënë se ndjen keqardhje për minatorët.

Ai ka theksuar se nuk ka ankesa të drejtpërdrejta në komunë, ka ankesa vetëm karshi qeverisë

“Unë solidarizohem me ata punëtor qe punojnë atje ndiej keqardhje. Ankesa nuk ka në komune ato i kanë drejtuar në qeveri përndryshe nuk ka ankesa tek ne”, ka thënë ai.

Situata në Trepçë paraqet një krizë të thellë për sektorin minerar dhe ekonominë e Kosovës, duke kërkuar veprime urgjente dhe të koordinuara nga autoritetet për të adresuar problemet dhe mbrojtur interesat e minatorëve dhe të vendit.

Të ngjashme