Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi, ka ndarë këtë të dielë një përshëndetje të ngrohtë nga fshati Vesekoc, duke vlerësuar qetësinë dhe bukurinë natyrore të zonës.
“E diel e qetë, plot bukuri natyrore. Kënaqësi t’i ndajmë me ju thesaret e komunës sonë,” ka shkruar ai në postimin e tij.
Kryetari ka uruar të gjithë qytetarët për një vikend të mbarë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të pasurive natyrore që ofron Vushtrria.