Sot kryetari Lladrovci vizitoi lokacionin tek pishat e Gllobarit për të parë punën e mirë të kryer nga qytetarë vullnetarë për pastrimin e kësaj zone me shumë potencial turistik.
Njëkohësisht, kryetari Lladrovci inspektoi punimet e kryera për ujësjellësin si pjesë e projektit “Ndërtimi i kapacitetit të ujësjellësit në Kamenicë” me punëkryes ”Diamanti” sh.p.k. dhe vërejti se punimet nuk janë kryer sipas standardeve dhe paramasave të planifikuara, për arsye se mungon rëra mbrojtëse e gypit në shumë vende gypi ishte i vendosur mbi gurë si dhe thellësia mbi gyp nuk i kalonte 30cm, thellësia e kanalit arrinte deri në 55cm e që është shumë larg nga ajo që parashihet me kontratë (80cm).
Me këtë rast kryetari Lladrovci kërkoi nga Menaxheri i projektit që të marrë masat dhe që punëkryesi të evitojë parregullsitë në punime me kohë, përndryshe do të merren masat ndëshkuese ndaj kompanisë siç parashihet me kontratë.