Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Gani Kastrati, tashmë i shpallur edhe “Hero i Kombit”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë lapidarit në Nekoc dhe kanë venë kurora me lule.
Ne përvjetorin e 20-të, të dëshmorit Gani Kastrati, kanë marr pjesë edhe familjarë të Heroit të Kombit, banorë të fshatit Nekoc dhe qytetarë.
Homazhet janë bërë edhe në varrezat e dëshmorëve ne Kleçkë dhe në fshatin Luzhnic, tek vendi i rënies së Heroit Gani Kastrati.