Kryetari Lladrovci pret në takim ish kongresistin Weller, nderuan sakrificën e Jasharajve në Prekaz
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ish kongresistin republikan, Jerry Weller, më pastaj së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë nderuar Komandantin legjendar, Adem Jashari, në Prekaz.
Përjetësisht falënderues ndaj ShBA-së, burrave dhe grave që qëndruan besnik ndaj kauzës tonë për çlirim dhe fuqizim të shtetit, ka thënë kryetari Lladrovci.
Postimi i kryetarit Lladrovci me rastin e pritjes së ish kongresistit Weller;
Sot, pata nderin të pres në Komunë, ish kongresistin republikan Jerry Weller, me të cilin diskutuam për zhvillimet në komunën tonë dhe perspektivën e gjithanshme të kësaj pjese të Kosovës.
Pas takimit, së bashku me kongresistin Weller dhe Kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin, vendosem kurora me lule, në Memorialin e Jasharajve dhe pranë varrit të Komandantit tonë legjendar, Adem Jashari.
Epopeja e Jasharajve, është storja më heroike e popullit tonë, e cila dëshmoi vendosmërinë tonë për liri.
Kjo qëndresë heroike, bëri të rivlerësohej gjendja jonë nga fuqitë e mëdha, në veçanti e ShBA-së, në momentet më të vështira të ekzistencës tonë.
Ne kurrë nuk do ta harrojmë tërë atë makineri të fuqishme ushtarake, e vënë në veprim të mbrojtjes dhe çlirimit tonë. Gjithsesi, shpreh respekt të veçantë ndaj përkushtimit të jashtëzakonshëm në betejën e miqve tanë, krah nesh, në diplomaci, deri në shpalljen e Pavarësisë tonë dhe shtetndërtim.
Përjetësisht falënderues ndaj ShBA-së, burrave dhe grave që qëndruan besnik ndaj kauzës tonë për çlirim dhe fuqizim të shtetit.
Faleminderit miku im, Jerry Weller