Kryetari i Mitrovicës Veriore: Jemi marrë vesh ta largojmë murin

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 14:16 | Nga

Në prezantimin që ka pasur para asamblistëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka thënë se janë marrë vesh që muri i ndërtuar të largohet nga aty.

Por ai ka treguar se një tjetër mur, do të vendoset në një pozicion tjetër për të penguar makinat që të lëvizin në atë që do të shndërrohet në shesh për këmbësorë.

“Nuk ka arsye për shqetësim. Kemi negociuar për 5 ditë, do të negociojmë qoftë nevoja edhe për 55 ditë. Por të njëjtën zgjidhje e kemi pasur edhe para takimit të fundit, por pala e Prishtinës nuk kanë dashur të dëgjojë. Kanë dashur që kjo të zgjidhet në nivel lokal. Dialogu po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe unë besoj se kështu do të vazhdohet, sepse përkundër angazhimit të të gjithë neve, pa mbështetjen dhe pa pjesëmarrjen direkte të Beogradit në këto procese nuk mund të gjendet zgjidhja”, ka thënë Rakiq, përcjell Koha.net.

“Nuk dua të kthehem mbrapa. Por nuk do të ketë nevojë për hyrje të Njësisë Speciale me armë në veri”, ka thënë Rakiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme