Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.
“Sot, në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtojmë veprimtarin e shquar politik, njeriun e mrekullueshëm, Agim Kikajn.
Agim Kikaj ishte shumë i afërt me njerëzit dhe miqtë e tij. Ai gjithmonë ishte i hareshëm dhe modest duke pasqyruar shpirtin e tij të pastër dhe karakterin e tij të lartë që e kishte.
Agimi ishte miku i jonë, ishte shëmbëlltyrë e njeriut me veti të larta të punës dhe i përkushtuar për popullin e Kosovës.
Ndarja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset shtetformuese të vendit tonë, puna dhe veprimtaria e tij e bëjnë sot të paharrueshëm.
Kosova humbi një personalitet të kompletuar, e humbi një aktivist të palodhshëm që i shërbeu ndërtimit të institucioneve demokratike të Kosovës.
Agim Kikaj i dha Kosovës një veprimtari të pasur dhe la pas një biografi të jashtëzakonshme.
Kosova dhe Lidhja Demokratike i janë mirënjohëse për kontributin e tij të madh.
Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit, Agim Kikaj!”