Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së Fadil Vokrrit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar legjenden e futbollit.
Mustafa shkruan se emri dhe figura e Fadilit do të jenë motivi i çdo të riu që synon të bëjë karrierë të suksesshme në fushën e futbollit.
“Sot, në dy vjetorin e vdekjes përkujtojmë ikonën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin. Vokrri ishte personalitet me vlera të larta njerëzore dhe sportist i nivelit ndërkombëtar.
Ai me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtar, arriti që vendin tonë ta anëtarësoj në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit në nivel botëror në UEFA dhe FIFA.
Emri dhe figura e Fadilit do të jenë motivi i cdo të riu që synon të bëjë karrierë të suksesshme në fushën e futbollit.
Kosova është krenare që lindi dhe rriti një talent të rrallë siq ishte Fadili. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Vokrrit”.