Komuna e Novobërdës edhe më tej nuk ka hartuar planet rregullative për zonat e ndryshme brenda territorit të kësaj komune, ku jetojnë afro 7 mijë banorë, me të cilat plane do të përcaktoheshin kushtet për rregullimin e hapësirave qoftë të zonave urbane apo rurale, ku edhe do të përcaktoheshin kushtet ndërtimore.
Gjithashtu Komuna nuk ka hartuar planin operativ emergjent për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këto janë gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017 për këtë komunë, e cila nxjerr edhe një herë dobësitë e menaxhimit të qeverisjes komunale të Novobërdës.
Sipas Raportit të Auditorit theksojnë se kryetari i komunës, Svetislav Ivanoviq kishte shkelur ligjin kur ka lidhur kontrata me kompani të ndryshme pa i përfillur procedurat e prokurimit publik