Kryetari i Obiliqit kërkon zbatimin e Ligji për këtë komunë, qytetarët do të kenë shumë benificione

Obiliq | 04 Mar 2018 | 09:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi në një prononcim për Ekonomia Online ka numëruar problemet me të cilat ballafaqohet kjo komunë.

Ai gjithashtu ka potencuar të mirat që do të bëhen për këtë komunë, nëse ligji për Obiliqin do të implementohet.

“Komuna ka shumë sfida, shumë probleme që parasheh që të merret gjatë kësaj periudhe kohore 4 vjeçare por ndër sfidat kryesore për ne është Ligji për Obiliqin që të fillojë implementimi i tij. Ligji realisht është i plotfuqishëm, por tash kërkohet edhe implementimi i Ligjit për Obiliqin”.

“Tani jemi në fazën e përgatitjeve të akteve ligjore me ministritë përkatëse, nga ligji do të përfitojnë qytetarët duke filluar nga renta 20% që është paguar deri më tani në Agjencionin për Miniera dhe Minerale dhe ne presim shumë shpejt që do të fillojë shumë shpejt plotësim ndryshimi i Ligjit në këtë drejtim dhe të përfitojmë 20%, pastaj është çështja e shëndetësisë që qytetarët mund ta kenë një mundësi më shumë sa i përket kontrolleve mjekësore dhe kontrolleve sistematike”.

“…pastaj është çështja e nxehjes qendrore, çështja e punësimit me prioritet, çështja e energjisë elektrike që do të kemi 24 orë në vazhdimësi dhe do të ketë një tarifë më të ulët për qytetarët tanë, janë edhe disa benifite të tjera në sport, kulturë, arsim që shpresojmë që shumë shpejt do të fillojmë me u implementu”.

“Është një e mirë për neve që qeveria Haradinaj jep një përkrahje për implementimin e Ligjit të Obiliqit, por ne kemi prapë, edhe më herët kemi bërë punën tonë dhe shpresojmë që në nivelin lokal përherë do të jetë në bashkëpunim me nivelin qendror dhe do t’i kalojmë sfidat bashkë”, tha ai.

Ai gjithashtu përmendi edhe disa probleme të tjera me të cilat ballafaqohet komuna e që janë prioritet për këtë mandat.

“Janë investimet në këtë pjesë ku aktualisht jemi do të filloj UEFA rreth kompletimit të infrastrukturës për futboll, është një projekt diku rreth 3 milionë dhe pritet që shumë shpejtë të fillojë. Pastaj është nxehja qendrore, një projekt shumë madhor për ne që konsiderojmë që do të zbutë shumë ndotjen e ajrit. Pastaj janë edhe çështja infrastrukturës, ambientit, arsimit, shëndetësia e tema të tjera”, tha ai.

Të ngjashme