Kryetari Rama pas reshjeve: Po e menaxhojmë situatën, gjendja nën kontroll

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka informuar qytetarët mbi gjendjen aktuale të menaxhimit të situatës pas reshjeve të shumta që kanë përfshirë mbarë Kosovën.

Ai ka theksuar se qyteti janë duke vepruar me shpejtësi për të parandaluar ndonjë pasojë të rëndë dhe ka bërë të ditur se ekipet komunale janë të angazhuara në terren, njofton Klankosova.tv

Ai ndër tjerash bëri thirrje për kujdes të shtuar.

“Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll. Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse”, shkroi Rama.

Të ngjashme