Kryetari i Tribunalit të Hagës viziton Serbinë

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 09:04 | Nga

Kryetari i Tribunalit të Hagës, Carmel Agius do të bëjë një vizitë zyrtare në Beograd nga sot deri më 2 nëntor, gjatë së cilës do të diskutojë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në ndjekjen penale të gjykatave kombëtare për krimet e kryera gjatë konfliktit të viteve 1990.

Sipas një njoftimi të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Agius do të takohet me zyrtarët e lartë serbë, duke përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq, ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiq dhe ministren e drejtësisë Nela Kuburoviq, transmeton Klan kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme