Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë prezantimin e kandidates së radhës për Asamblenë e kryeqytetit, Violeta Hasani.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Violeta Hasani është kryetare e Komitetit Lokal për Siguri Publike “Qendër”, në Prishtinë që nga viti 2014.
“Listës fituese së Prishtinës ju bashkua edhe aktivistja e palodhshme ndër vite në qendrën e këtij qyteti, Violeta Hasani, Kryetare e Komitetit Lokal për Siguri Publike “Qendër” Prishtinë nga viti 2014″.
“Angazhimi i Violetës në interesin e komunitetit do jetë edhe më i fuqishëm në qeverisjen e ardhshme që pritet të jetë në këtë vjeshtë. Na priftë e mbara e nderuar Violeta, suksese!”, ka shkruar Daut Haradinaj.
https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/3845793758807057/?d=n