Thaçi takoi kryetaren Daka, KQZ-ja e gatshme nëse mbahen zgjedhjet

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme, nëse për këtë do të shfaqet nevoja.

Presidenti Thaçi ka theksuar se në përputhje me obligimin kushtetues që del nga Neni 95, do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re,  funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme.

Thaçi të martën ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani.

Në një komunikatë të lëshuar për media gjatë ditës së djeshme nga presidenca thuhet se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/888730288174225/

Të ngjashme