Kryetarja e Kroacisë kandidate për udhëheqje të NATO-s

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 16:46 | Nga

Edhe pse sekretarit aktual të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i është vazhduar mandat deri në nëntorin e vitit 2020, tashmë kanë filluar spekulimet se kush mund të kandidojë për këtë post, transmeton Koha.net.

Sipas portalit politico, për herë të parë përmendet se në ballë të organizatës më të fuqishme ushtarake perëndimore mund të jetë një femër.

Thuhet se kandidate për këtë post është presidentja aktuale e Kroacisë Kolinda Grabar- Kitaroviq.

Rivali i saj, njofton ky portal, është ish – kryeministri i Britanisë Madhe David Cameron (dha dorëheqje pas Brexitit).

Cameron tani është i angazhuar për projekte ekonomike në Kinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme