Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbërritur Qeveri, në takimin e thirrur për të diskutuar për gjendje rreth pandemisë së Coronavirusit.
Edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të jetë pjesë e takimit.
Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.
Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.