Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se i kanë shkruar Qeverisë së Kosovë që të rishikojnë masat antiCOVID për shkak se po pengon lëvizjet e lirë të shqiptarëve të kësaj treve.
Ajo ka thënë se ka pasur raste kur njerëzit janë kthyer nga kufiri për shkak se nuk kanë pasur mundësi financiare të kryejnë testin dhe ndërkohë nuk ka pasur kohë që të marrin vaksinën antiCOVID.
“Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovë për masat anti-Covid kanë prekur aspektin e lirisë së lëvizjes dhe aspektin financiar në Kosovë. Një numër i studentëve dhe një numër tjetër që punojnë e bëjnë biznes në Kosovë janë prekur nga këto masa. Pavarësisht numrit të vaksinuarve që është një arritje të kënaqshme, sa i përket dozës së tretë që është kërkuar, nuk është numër i madh. Kjo me që ende nuk ka kaluar ende koha e mjaftueshme që të merret kjo vaksinë. Duhet testi që të kalohet kufiri. Tani duhet edhe kostoja shtesë për testin. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishikojë vendimin”, ka thënë ajo në T7.
Ajo thotë se i kanë shkruar qeverisë së Kosovës dhe nuk kanë marrë përgjigje, por që do të provojnë prapë nesër që të arrijnë mirëkuptim.
“Deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje por nesër do të kërkojnë dërgojmë shkresë përsëri për ta rishikuar këtë vendim. Është vendim që na dëmton shumë. Ka qytetarë që janë kthyer. Por ata që punojnë apo studiojnë janë të detyruar për shkak të punëve që të shkojnë në Kosovë. Ata janë të obliguar që të paguajnë testin PCR dhe ka raste që nuk kanë pasur mjete dhe janë detyruar të kthehen”, ka shtuar Sinani.
Sinani ka thënë edhe se duhet të ndiqet shembulli i shteteve europiane, që kanë masa të veçanta për rajone të caktuara, në mënyrë që të ketë masa të veçanta edhe mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
“Është një shembull që duhet të ndiqet. Ne si Luginë e Preshevës kemi mjaft probleme me Beogradin zyrtar dhe tani këto pengesat e fundit nga Kosova do na dëmtojnë shumë”, përfundoi ai.