Kryetarja Haxhiu priti në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini

Prishtinë | 24 Shk 2026 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini. 

Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, si dhe aktualiteti në vend, me theks të veçantë Kuvendi.

“Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit.  Kryetarja Haxhiu gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftim.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

Të ngjashme