Shatërvani më i madh në botë u vu në punë në Dubai me një shfaqje të madhe fishekzjarresh.
Vizitorët me maska në përputhje me masat e sigurisë së koronavirusit u mblodhën të enjten në mbrëmje për të shijuar spektaklin, raportoi AFP.
Shatërvani mbulon 7,327 metra katrorë, është ndriçuar me 3,000 drita LED dhe 7,500 gypa hedhin ujë deri në 105 metra të lartë.
“Palm Fountain” ndodhet në qendrën tregtare “The Pointe” në një ishull artificial në formën e një palme.
Kryevepra e fundit e Emirateve ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si shatërvani më i madh në botë.