Kryeziu i reagon Gërvallës: Fakti që ke pasur një baba intelektual dhe patriot, nuk të bën një diplomat të mirë

Prishtinë | 09 Kor 2023 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj ministres Donika Gërvalla, për deklaratën e saj ndaj BE-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se atë nuk e bën diplomate të mirë, fakti që ka pasur një baba intelektual dhe patriot.

Postimi i tij i plotë:

Fakti që ke pas një baba intelektual dhe patriot, nuk të bën një diplomat të mirë!?

Trashëgemia në demokraci nuk është e mjaftueshme për t’u udhëhequr me diplomacinë shtetërore, përkundrazi trashëgemia si e vetmja arsye e vlerë, për të udhëhequr me pozita të larta shtetërore është antivlerë në shoqëritë demokratike.

Të ngjashme