Fitim Kryeziu nuk arriti të zërë vend në dhjetëshen më të mirë në gjysmëmaratonën “Prishtina 2018”, të dielën e shkuar.
Doli i 12-ti prej 301 garuesve sa mbyllën garën 21-kilometërshe, shkruan Koha Ditore.
Por Kryeziu doli kampion në një konkurrencë tjetër – “Kategoria e Policisë”. Garën më të madhe të atletikës në vend e mbylli për 1 orë, 35 minuta e 19 sekonda.
Tash e tre vjet në kuadër të gjysmëmaratonës së Prishtinës mbahet edhe gara në “Kategorinë e policëve të Kosovës”, ku renditja bëhet vetëm me emrat e policëve që marrin pjesë. Dhe, në këtë kategori Kryeziu është më i miri.