Kryeziu për dorëheqjen e Haradinajt: Shënon tranzicionin e një brezi liderësh që ndërtuan themelet e shtetit

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinaj nga pozita e drejtuesit të AAK-së është një zhvillim që shënon tranzicionin e një brezi liderësh që ndërtuan themelet e shtetit dhe që sot i hapin rrugë një gjenerate të re.

Në shkrim e tij Kryeziu vlerëson se Haradinaj për tre dekada ishte figura kyçe në politikë.

“Dorëheqja e Ramush Haradinaj nga drejtimi i AAK-së nuk është thjesht një moment individual, por një zhvillim që shënon tranzicionin e një brezi liderësh që ndërtuan themelet e shtetit dhe që sot po i hapin rrugë një gjenerate të re. Për gati tre dekada, Haradinaj ka qenë figurë kyçe në jetën politike, duke mbajtur përgjegjësi në kohë sfiduese dhe vendimtare. Roli i tij që nga periudha e luftës deri te ndërtimi i institucioneve, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, mbetet pjesë e një historie që nuk mund të shkruhet pa emrin e tij”, shkruan Kryeziu.

Të ngjashme