Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar koalicionin AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, por jo edhe Listën serbe, shkruan Ekonomia Online.
Kryeziu ka theksuar se, ndonëse KQZ-ja përbëhet nga përfaqësues të partive politike, vendimet e saj duhet të bazohen në Kushtetutë dhe ligj, dhe jo të jenë të motivuara politikisht.
Ai ka theksuar se moscertifikimi i Listës Serbe duket si një vendim i motivuar nga interesa politike, më shumë sesa një vendim i bazuar në kritere ligjore.
“Edhe pse KQZ-ja përbëhet nga përfaqësues të partive politike, vendimet e saj nuk duhet të jenë të motivuara nga përkatësitë partiake të tyre, por duhet të bazohen në Kushtetutë dhe ligj. Moscertifikimi i listës Serbe, duket më shumë si vendim i motivuar politikisht sesa i bazuar në kritere ligjore. Ky rast është një ndër disa raste të tilla, kur KQZ-ja ka marrë vendime të ngjashme, por që më vonë janë ndryshuar apo rrëzuar nga nga PZAP-ja, çka dëshmon mungesën e koherencës dhe profesionalizmit në punën e këtij institucioni. Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka rekomanduar certifikimin e këtij subjekti, duke konstatuar se ai i plotëson kriteret ligjore. KQZ-ja fo duhej të mbështetet në këtë rekomandim dhe udhëzinet e ibstirucioneve tjera dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Nuk duhet të ngatërrohen qëndrimet politike apo deklaratat individuale të anëtarëve të një partie me kriteret për certifikim. Nëse kjo praktikë do të zbatohej për të gjitha partitë, atëherë shumë prej tyre nuk do të duhej të certifikoheshin”, ka thwnw Kryeziu.