Kryhen testimet, mund të ketë një vaksinë kundër akneve

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 13:16 | Nga

Qoftë jeni adoleshent, qoftë i rritur, vuajtja prej akneve mund të ketë efekte negative.

Studimet kanë dëshmuar se aknet mund të zvogëlojnë nivelin e vetëbesimit tek ata që vuajnë nga kjo gjendje e lëkurës, duke e ulur edhe cilësinë e jetesës, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova.

Një hulumtim i ri i kryer së fundmi u kthen shpresën atyre që vuajnë nga aknet: një vaksinë shihet në horizont.

hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego kanë kryer studime, duke zbuluar se është e mundshme që të luftohet kjo toksinë që e sekretuar në baktere që shkaktojnë aknet me një antitrup specifik.

Ata kanë gjetur se kjo vaksinë mund të reduktojnë inflamacionet e lidhura me aknet. Vaksina bllokon bakteret duke luftuar kështu toksinën e cila quhet “Christie-Atkins-Munch-Peterson (CAMP)”.

Në studimin e kryer në minj dhe qeliza të lëkurës të marra prej njerëzve, hulumtuesit kanë testuar efektet në antitrupa (proteina nga sistemi imunitar) kundër CAMP.

Dhe pra, rezultatet janë premtuese.

Të ngjashme