Është kthyer nga Austria, Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas aksidentit në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.
Për ta pritur atë përveç familjarëve kishte dal edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai me këtë rast ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën në trajtimin e qytetarëve të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi gjatë muajit janar në Ferizaj.
“Ne e pritëm Enverin, një nga të lënduarit që ndodhi para sa kohësh në Ferizaj”.
“Dëshirojë që të falënderojë shtetin mik Austrinë ambasadorin që me gjithë angazhimin human e profesional janë angazhua që qytetarët tanë të shërohen dhe të kthehen normalitetit”, Zemaj.
Përderisa vëllai i Enver Xhoklit, Alban Xhokli falënderoi ministrinë e Shëndetësisë dhe shtetin e Austrisë për ndihmën, duke shtuar se gjendja e Enverit është stabile, raporton EO.
“Falënderoi në emër te familjes të gjitha që kanë kontribuar për të. Gjendja e tij momentale është stabile. Ky trajtim i ka ndihmuar mjaftueshëm”.