Kthimi i eksponateve arkeologjike u kërkua në vitin 2011, ende pa rezultate konkrete

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 12:29 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka folur rreth kthimit të eksponateve arkeologjike.

Ai tha se kthimi i këtyre eksponateve ka qenë temë e bisedimeve në kuadër të dialogut teknik me Serbinë, në vitin 2011.

“Çështja e kthimit të eksponateve të 677 eksponate arkeologjike dhe 571 eksponate arkeologjike gjatë vitit 2011 kanë qenë temë e bisedimeve në kuadër të dialogut teknik, çështjet e adresuara në këtë kuadër kanë qenë kthimi i eksponateve arkeologjike të muzeut të Kosovës, dëmet e luftës të trashëgimisë të dëmtuara gjatë viteve 98-99, kthimi i dokumentacioneve për monumentet e trashëgimisë kulturore, dokumentacion i kulturës për monumente, kthimi i koleksionit arkivor i arkivit të Kosovës, qasja publike dhe profesionale në vendet e trashëgimisë”, tha Gashi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se MKRS-ja ka pasur ekipin që ka marrë pjesë në takim , që ka qenë vetëm një përfaqësues .

“MKRS-ja ka pas ekipin që ka marrë pjesë në takim që ka qenë vetëm një i tillë dhe ka marr pjesë departamenti për trashëgimi kulturore dhe në temën e eksponateve arkeologjike është dokumenti i kthimit të këtyre”, tha ai.

“Ky dialog është udhëhequr nga Edita Tahiri dhe gjitha kërkesat nga MKRS-ja janë bërë në kohën e duhur”.

 

 

Të ngjashme